Google ADS

Sot mblidhen katër komisione parlamentare

08:29 | 30 Maj 2024
E.G

Sot në Kuvendin e Kosovës do të mblidhen katër komisione parlamentare.

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti në ora 10:00 shqyrton raportin vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për vitin për vitin 2023.

Po ashtu, në ora 10:00 mblidhet Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, mban mbledhje. Në rend dite është vlerësimi i përmbushjes së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm nga Ligjin për Shërbime Sociale dhe Familjare.

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, në ora 10:00 vazhdon mbledhjen për shqyrtimin e Projektligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave.
Ndërkaq në ora 13:00 Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, diskuton rreth angazhimit të ekspertëve.

Të ngjashme