Sot do të mblidhen disa komisione të Kuvendit të Kosovës.
10:00
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Raportin vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2022 dhe Raportin vjetor Financiar të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, C203)
10:00
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim e shqyrton Projektligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)
11:00
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit e shqyrton Projektligjin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)
14:05
Komisioni për Integrim Evropian e shqyrton Projektligjin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204)./Arbresh.info/
Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora
Kë do të largonte Leo nga shtëpia po të kthente Lelën?, ja c...
Dua Lipa fejohet me Callum Turner
Seuli: Ukraina ka zënë rob një ushtar verikorean
Ministri Peci sot mban konferencën përmbyllëse për media
Kurti dhe Vitia përurojnë sot renovimin e sporteleve në Klin...