Google ADS

Sot mblidhen dy komisione parlamentare

07:14 | 21 Mars 2024
K.B

Sot në ambientet e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen dy komisione.

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton harmonizimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative me Ligjin për procedurën e përgjithshme administrative; si dhe Raportin vjetor të RTK-së.

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton Grupet Punuese për shqyrtimin e Projektligjeve. (Kuvendi i Kosovës, N204)

Të dyja këto komisione nisin punimet në orën 11:00./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme