Sot mblidhen dy komisione parlamentare

07:05 | 27 Shtator 2023
E.H

Në Kuvendin e Kosovës sot do të mblidhen dy komisione parlamentare.

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, dhe komisioni për Integrim Evropian që të dyja fillojnë nga ora 11:00, shkruan Arbresh.info.

Këto janë pikat e rendit të ditës në komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere:

1. Miratimi i rendit të ditës;

2. Miratimi i Raportit të Punës së Komisionit për sesionin pranveror 2023;

3. Shqyrtimi i Planit të Punës së Komisionit për sesionin vjeshtor 2023;

4. Votimi i Raportit vjetor të Organit Shqyrtues i Prokurimit për vitin 2022;

5. Votimi i Raportit vjetor Financiar i Komisionit të Pavarur për Media për vitin 2022;

6. Votimi i Raportit vjetor Financiar i Autoritetit Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe

Postare për vitin 2022;

7 .Votimi i Raportit Vjetor Financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022;

8. Votimi në parim i Projekt Kodit nr.08/L-247 Doganor dhe i Akcizave;

9.Votimi i Projektligjit nr.08/L-253 për aderimin e Kosovës në Konventën për importin e
përkohshëm;

10. Vazhdim-Shqyrtimi i Raportit vjetor Financiar i RadioTelevizionit të Kosovës për vitin 2022;

11. Shqyrtimi i Raportit të Shpenzimeve të Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën prill-
qershor 2023;

12.Shqyrtimi i Raportit vjetor Financiar i Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2022;

13. Shqyrtimi i Raportit të shpenzimeve të Kuvendit për 6 mujorin e parë të vitit 2023;

14.Të ndryshme.

Këto janë pikat e rendit të ditës në komisionin komisioni për Integrim Evropian

1. Miratimi i rendit të ditës;

2. Miratimi i procesverbalit nga mbledhjet e datës 10.07.2023, 20.07.2023 dhe 27.07.2023;

3. Shqyrtimi i Raportit të punës së Komisionit për sesionin pranveror 2023;

4. Të ndryshme./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme