Sot mblidhen dy komisione parlamentare

07:05 | 21 Qershor 2024
K.B

Në ambientet e Kuvendit të Kosovës sot do të mblidhen dy komisione, për të mbajtur mbledhjet e radhës.

Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024, bën përzgjedhjen e ekspertëve. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 10:00)

Si dhe, Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton raportet e Komisioneve të përhershme lidhur me Projektligjin për Komisionin e Pavarur për Media. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 11:00)./Arbresh.info/

Të ngjashme