Në Kuvendin e Kosovës sot do të mblidhen nëntë komisione parlamentare.
Nga ora 10:00, do të mblidhet Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese, ku do të bëhet intervistimi i kandidatit për gjyqtar në GjK, shkruan Arbresh.info.
Po ashtu, në ora 10:00 do të mblidhen edhe Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport si dhe Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim. Të tre këto komisione kanë në rend të ditës nga katër pika.
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike që në rend të ditës ka pesë pika dhe Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti me gjashtë pika për tu shqyrtuar, fillojnë nga ora 11:00.
Nga ora 13:00, mblidhet Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal si dhe Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë.
Të tre këto komisione kanë nga katër pika për tu shqyrtuar./Arbresh.info
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë