Në ambientet e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot disa komisione.
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, shqyrton draft-planin e punës së Komisionit, për sesionin vjeshtor 2023.
Mbledhja e këtij komisioni është paraparë të nis nga ora 10:00.
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton raportin e punës së Komisionit për sesionin pranveror 2023 dhe themelon grupet punuese për shqyrtimin e projektligjeve.
Mbledhja e këtij komisioni nis nga ora 11:00.
Në po të njëjtën orë do të mblidhet edhe Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit.
Në këtë mbledhje do të shqyrtohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese që ka të bëjë me vlerësimin e propozim amendamentit Kushtetues nr. 27, i propozuar nga Qeveria.
Edhe Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton raportin e punës së Komisionit për sesionin pranveror 2023 dhe themelon grupet punuese për shqyrtimin e projektligjeve.
Mbledhja e këtij komisioni fillon në orën 11:00./Arbresh.info/
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...