Sot në Bruksel do të mbahet takimi në nivel krye negociatorësh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Përfaqësuesit e delegacionit të Kosovës nga ora 11:00 do të kenë bisedime bilaterale me diplomatin sllovak Miroslav Lajçak. Ndërsa delegacioni serb me Lajçak do të takohet në orën 9.30.
Delegacioni i Kosovës do të udhëhiqet nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, ndërsa ai i Serbisë nga Petar Petkoviq.
Nuk është bërë e ditur se çfarë do të jetë në rendin e ditës dhe nëse pas bisedimeve dypalëshe do të mbahet një takim trepalësh i dy delegacioneve me ndërmjetësuesit e BE-së.
Më herët, takime të tilla quheshin takime të nivelit teknik, por tani në BE pohojnë se të gjitha takimet janë të karakterit politik.
Kujtojmë që takimi i fundit ishte mbajtur me 15 korrik të këtij viti./arbresh.info/
Përfundon takimi në Bruksel, Kosova njofton BE-në për ecurinë e zbatimit të marrëveshjeve
I pandalshëm Ronaldo, 39-vjeçari realizon tjetër gol me Port...
Biden takon liderët e Koresë së Jugut dhe Japonisë
Kurti në 25-vjetorin e BQK-së: Duke kujtuar të kaluarën, men...
Abdixhiku në Podujevë: Bashkë me ju, ne do ta sjellim ndrysh...
Autoritetet zvicerane iu dalin “hak” huliganëve ...
Kosova dominon në Bukuresht, por nuk ka gola pas pjesës së p...