Google ADS

Sot mbahet seancë e përbashkët qeveritare mes Kosovës e Maqedonisë Veriore

08:36 | 16 Shtator 2021
V. S.

Qeveria e Republikës së Kosovës dhe e Maqedonisë së Veriut sot do të mbajnë seancën e parë të përbashkët qeveritare, që do të udhëhiqet nga kryeministri Zoran Zaev dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Para nisjes së seancës së përbashkët do të ketë ceremoni të pritjes zyrtare, takim kokë më kokë mes kryeministrit Zaev dhe kryeministrit Kurti si dhe takime bilaterale mes ministrave të dy qeverive.

Siç njoftuan dje nga Qeveria, pritet nënshkrimi i marrëveshjeve nga sfera e infrastrukturës, energjetikës, ekonomisë, turizmit dhe sigurisë, inovacionit teknologjik si dhe marrëveshje për diasporën./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme