Në Gjykatën Themelore të Prishtinë, sot pritet të mbahet seanca për fjalën përfundimtare ndaj Bedri Krasniqit, i akuzuar për kanosje ndaj Shkumbin Mehmetit.
Seanca pritet të zhvillohet në orën 13:00., raporton Arbresh.info
Lajmin për Arbresh.info e konfirmoi zëdhënësja e gjykatës, Mirlinda Gashi.
“Në orën 13:00 mbahet seanca për fjalën përfundimtare”, tha ajo shkurt.
Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur më 31 tetor 2019, më 18 prill 2019 në rrugën prej Burgut të Sigurisë së Lartë në Gërdoc të Podujevës, në drejtim të Prishtinës, tani i akuzuari Bedri Krasniqi me qëllim të frikësimit apo shkaktimit të ankthit, e ka kanosur me fjalë të dëmtuarin Shkumbim Mehmeti gjatë transportimit të tij për në Pallatin e Drejtësisë në Hajvali./Arbresh.info/
Kishin me vete mijëra para të padeklaruara, kapen në Morinë ...
KEK-u njofton për ndalesën dyditore të njësisë B1
Osmani vendos lule te shtatorja e Rugovës për 80-vjetorin e ...
Kurti mori pjesë në prezantimin e edicionit të pestë të Libr...
Sovraniteti në veri, Kurti: Janë zbuluar 12 depo armatimi, k...
“Qëndroj me krenari para jush”, Kurti në Kuvend përmend arri...