Kuvendi i Kosovës do të zhvillojë sot seancën konstituive duke filluar nga ora 10:00.
Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun njofton se në rendin e ditës janë përfshirë:
– Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve,
– Betimi i deputetëve,
– Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit,
– Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.
Seanca konsiderohet e përmbyllur vetëm pasi të jenë zgjedhur drejtuesit e Kuvendit dhe të jetë bërë betimi i deputetëve.
Vetëvendosje, si partia fituese me 48 ulëse, ka të drejtën të propozojë kryeparlamentarin. Për zgjedhjen e tij kërkohen së paku 61 vota.
61 vota nevojiten edhe për krijimin e Qeverisë së re, që pritet të pasohet pas konstituimit të Kuvendit.
PDK-ja si e dyta ka siguruar 24 ulëse, ndërsa LDK-ja 20.
Ndërkaq, koalicioni midis Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës Socialdemokrate ka siguruar 8 mandate./Arbresh.info
Çfarë presin gjermanët nga Merz dhe çfarë janë reagimet pas ...
Holanda përgatitet për një luftë të mundshme me Rusinë
Parashikimi i motit në Shqipëri
Yamal zbulon çfarë ha para çdo ndeshjeje të rëndësishme, ush...
SHBA u bëjnë thirrje Indisë dhe Pakistanit që të “zbutin men...
Shënohet sot Dita e Evropës