Google ADS

Sot mbahet “prova” e dytë për protesta

07:51 | 28 Maj 2020
Arbresh.info

Një ditë para se Gjykata Kushtetuese e Kosovës të marrë vendimin final për dekretin e mandatarit, shoqëria civile sot do të organizojë një tubim në sheshet e Prishtinës, ku pritet të marrin pjesë 3500 deri 5000 persona.

“Prova e dytë” për protesta është mohuar të jetë organizuar nga Lëvizja Vetëvendosja, kryetari i së cilës, njëherësh kryeministri në detyrë Albin Kurti tha se e drejta e protestës iu takon vetëm qytetarëve dhe se ajo nuk ka të bëjë me vendimin që do të marrë Kushtetuesja.

Ndryshe, edhe më herët në sheshet e Prishtinës janë organizuar ‘prova për protesta’, por me një numër më të vogël të pjesëmarrësve.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme