Ambasada e Francës në Kosovë ka njoftuar se sot France Campus organizon panairin e 7-të universiteteve franceze në Universitetin e Prishtinës, në katin e parë të Fakultetit Filologjik.
Sipas njoftimit, përfaqësues të shumë universiteteve nga e gjithë Franca do të jenë të pranishëm për të prezantuar institucionet e tyre dhe për të diskutuar lidhur me studimet në këtë vend, shkruan Arbresh.info.
Ambasada bën të ditur se panairi do të fillojë në orën 10:00 në amfiteatrin “Idriz Ajeti” me fjalimin e ambasadorit të Francës, Olivier Guérot dhe rektorit të Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu.
“Paralelisht me Panairin, nga ora 11:00 deri në orën 12h15, do të zhvillohen prezantime rreth shpalosjes së mundësive për të studiuar në Francë dhe mobiliteteve në kuadër të programit Erasmus +.”, thuhet në njoftim.
Të njejtën ditë, më 29 tetor në orën 15:30 në amfiteatrin kryesor të Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë, në kampusin e tij Riverside, Campus France organizon një prezantim të universiteteve franceze dhe mundësive për të studuiar në Francë
“Pas prezantimit, të interesuarit do të mund të shkëmbejnë mendime me përfaqësuesit e ndryshëm të pranishëm për të folur për programet që ju interesojnë më shumë.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Drita për t’u rikthyer te fitoret, Feronikeli ’74 për befasi...
Sara vazhdon të mendojë se pëlqimi i Fitimit ndaj saj nuk ës...
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë