Google ADS

Sot mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurimit, flitet për Kosovën

07:14 | 8 Shkurt 2024
E.G

Sot pritet të mbahet seancë e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e thirrur nga Serbia, ku temë diskutimi do të jetë gjendja në Kosovë.

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka njoftuar se Guajana, si kryesuese e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka vendosur që seanca për Kosovën, e planifikuar të jetë e hapur.

Ai ka thënë se vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për heqjen e dinarit është një nga vendimet të cilat synojnë t’i detyrojnë serbët të vendosin të largohen të qetë nga Kosova./rtk/

Të ngjashme