Ministria e Mbrojtjes dhe FSK organizojnë sot konferencën vjetore ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2023”.
Në njoftim thuhet se në panelin kryesues do të marrin pjesë ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, drejtori i NALT-it, gjeneralbrigade Ralf Peter Hammerstein, përcjell Arbresh.info
Pjesëmarrësit në këtë konferencë do të jenë edhe ambasadorë, atashe të mbrojtjes si dhe përfaqësues tjerë diplomatikë dhe ushtarakë të të gjitha shteteve partnere të Republikës së Kosovës.
Konferenca pritet të filloj nga ora 08:45 në hotelin Venus (në afërsi të qendrës tregtare QMI, magjistralja Prishtinë-Ferizaj)./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...