Në hapjen e punimeve të Konferencës do të marrin pjesë: kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj; ministri i FSK-së, Rrustem Berisha; komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama; komandanti i KFOR-it, gjeneral major Salvatori Cuoci.
Konferenca do të fokusohet në planet bilaterale vjetore për vitin 2018 midis Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe partnerëve bilateral, si dhe nevojat dhe kërkesat e FSK-së për zhvillim të mëtejshëm për 2019/2020.
Ky aktivitet ka për qëllim që të mbledhë të gjithë aktorët mbështetës të Forcës së Sigurisë së Kosovës me qëllim të koordinimit të mbështetjes së ofruar nga vendet partnere me të cilat MFSK ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.
Përveç përfaqësuesve të vendeve partnere, të ftuar në konferencë janë edhe ambasadorë të vendeve mike dhe partnere, atashetë ushtarakë të akredituar në Prishtinë, përfaqësues nga Ekipi Këshillues Ndërlidhës i NATO-s, KFOR-i, nga Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ), Ministria e Punëve të Brendshme (MBP), Policia e Kosovës dhe Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave.
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë