Oda Ekonomike e Kosovës dhe Federata e Odave Ekonomike nga Arabia Saudite sot në Prishtinë organizojnë Forumin Ekonomik B2B më të madh në mes të dy vendeve.
“Përveç numrit të madh të kompanive vendore të cilat do të përfaqësojnë sektorin privat në Kosovë, gjithashtu pjesë e këtij Forumi Ekonomik do të jenë afër 60 kompani nga Mbretëria e Arabisë Saudite nga sektorë të ndryshëm ekonomik, për të shqyrtuar mundësitë e investimit dhe partneriteteve biznesore në vendin tonë”, njofton Oda Ekonomike e Kosovës.
Ndryshe dje kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka mirëpritur në takim delegacionin nga Mbretëria e Arabisë Saudite, i përbërë nga Federata e Odave Ekonomike të Arabisë Saudite dhe përfaqësues të bizneseve./rtk/
Shkencëtarët në Peru zbulojnë një fosil krokodili 12 milionë...
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej për vrasje në t...
Kështu e festojnë 28 nëntorin mërgimtaret në Gjermani
Sekretari Blinken uron Shqipërinë
Anulohet samiti i liderëve të rajonit dhe BE-së në Bosnje, d...
FSK bënë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz