Sot mbahet ceremonia për të rinjtë që kanë qenë përfitues nga skema e kuponëve nga Agjencia e Punësimit

11:07 | 26 Prill 2024
K.B

Ministria e Financave njofton se sot do të organizohet pritja e të rinjve që kanë qenë përfitues nga skema e kuponëve nga Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës.

Në njoftimin e kësaj ministrie thuhet se, ministri Hekuran Murati do të mbaj një fjalë rasti.

“Përgjatë ceremonisë, përfituesve të kuponëve do të ju drejtohen me një fjalë rasti Z. Hekuran Murati, Ministër i Financave, Punës dhe Transfereve, Z.Tobias Seiberlich, Menaxher i Projektit në GIZ dhe Znj. Jehona Rexha, Drejtoresha e Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës”, njofton Ministria e Financave.

Ky takim do të mbahet ora 14:00, tek Kino Armata./Arbresh.info/

Të ngjashme