Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përkatësisht Akademia Diplomatike, në bashkëpunim me Fondacionin “Friedrich Ebert”, sot do të organizojnë ceremoninë e hapjes së edicionit të 10-të të Shkollës Diplomatike, e cila do të zhvillohet në Pejë.
Sipas njoftimit, tema e këtij viti është: “A Role for Humanity: The Vitality of Diplomatic Efforts in Crisis Response.”, shkruan Arbresh.info.
Në këtë ceremoni do të marrin pjesë, kryeministri Albin Kurti si dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz
“Edicioni i dhjetë i Shkollës Diplomatike sjell në Kosovë diplomatë nga 30 shtete të botës. Gjatë katër ditëve, ata do të kenë mundësi të diskutojnë mbi rolin e diplomacisë në situata krize. Përmes sesioneve ligjëruese dhe interaktive, do të kontribuojnë në diskutime produktive.”, thuhet në njoftim.
“Pjesëmarrësit gjithashtu do të kenë mundësinë të njohin nga afër historinë dhe progresin e Kosovës përmes vizitave në vend.”, njofton MPJD.
Ceremonia do të mbahet me fillim nga ora 09:30./Arbresh.info
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...