Google ADS

Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së, merr pjesë Haxhiu

07:14 | 27 Nëntor 2024
R J

Sot do të mbahet ceremonia e shënimit të 25-vjetorit të themelimit të Shërbimit Korrektues i Kosovës (SHKK).

Sipas njoftimit, ceremonia do të mbahet në ora 10:00, shkruan Arbresh.info.

Në këtë aktivitet do të mbajnë fjalë rasti: Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Shefi i Misionit të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, Tamra Greig, Drejtoreshë e Byrosë për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL), Ambasada Amerikane në Kosovë.

“Në ceremoni do të jenë të pranishëm përfaqësues të institucioneve të drejtësisë, ambasadave, EULEX-it, si dhe partnerë vendorë dhe ndërkombëtarë.”, thuhet në njoftimin e SHKK-së./Arbresh.info/

Të ngjashme