Si pjesë e Aleancës më të Madhe ushtarake në botë – NATO, Mali i Zi e ka për obligim që të kontribuojë në dërgimin e trupave paqeruajtëse nëpër misione.
Kështu së shpejti në Kosovë mund të vijnë 40 anëtarë të forcave ushtarake të Malit të Zi në kuadër të KFOR-it.
Sot Kuvendi i Malit të Zi do të mbajë seancën e radhës ku në rend të ditës është edhe pika për votimin e vendimit të këtyre trupave në Kosovë.
Sa i përket kësaj çështjeje ka pasur deklarime të ndryshme për dhe kundër në ditët e kaluara.
Ministri i Mbrojtjes së Malit të Zi, Predrag Boskoviq ka thënë se duke iu bashkuar NATO-së, kushtet për intensifikim të pranisë nëpër misione ndërkombëtare nënkuptojnë edhe besueshmëri në komunitetin ndërkombëtarë.
Dërgimin e këtyre trupave e kanë kundërshtuar disa prej zyrtarëve të partive opozitare atje, duke thënë se ajo është politikë kundër Serbisë.
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...