Sot jepet fjala përfundimtare në rastin e Aulon Zekës

07:04 | 9 Mars 2018
Arbresh.info

Sot pritet të jepet fjala përfundimtare në rastin e vrasjes së Aulon Zekës, shkruan portali arbresh.info.

Seanca do të zhvillohet nga ora 9:30 e mëngjesit në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Avokati mbrojtës i familjes Zeka, Skënder Musa thotë se ka fakte të mjaftueshme për dënimin e të dyshuarve.

“Presim që të dyshuarit të dënohen dhe të marrin dënimin e merituar, sepse kemi të bëjmë me një vepër të rëndë, mund të themi që është vepra më e rëndë që është kryer që nga pas lufta”, kishte thënë Musa për portalin “Arbresh.info”.

Aulon Zeka ishte vrarë me 16 shtator të vitit të kaluar, ndërsa lidhur me këtë vrasje ishin arrestuar dy të mitur./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme