Google ADS

Sot i jepet lamtumira e fundit dy të rinjëve që u vranë në Klinë

07:48 | 15 Nëntor 2024
E.K

Një ngjarje tragjike tronditi qytetin e Klinës të mërkurën, ku dy persona humbën jetën në një lokal në sheshin “Mujë Krasniqi”. Policia e konfirmoi fillimisht vetëm një viktimë, por më vonë u konfirmua edhe viktima e dytë. Dorasi i dyshuar është arrestuar.

Viktimat janë dy kushërinj nga fshati Jashanicë, Rexhep dhe Albison Shlivova.

Sipas njoftimit mortor të familjes, varrimi i të rinjve do të bëhet sot,  në orën 13:00 në varrezat e fshatit Jashanicë.

“Njoftim mortor! Me datë 15.11.2024 në orën 13:00 do të bëhet varrimi i Rexhep dhe Albison Slivovës. Varrimi i të ndjerëve bëhet në varrezat e fshatit Jashanicë te Xhamia e Vjetër! Të pikëlluar familja Slivova”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme