Sot në ora 14:00 do t’i jepet lamtumira e fundit në varrezat e fshatit, djalit 6 vjeç D.Ç nga Broliqi i Deçanit.
D.Ç u vra me armë zjarri në veturën e babait të tij, ku edhe ndodhej arma që besohet se është me leje.
Gazeta Express ka mësuar nga burimet e saja në hetuesi se babai i të miturit punon në një institucion financiar që merret me transfere parash dhe kjo është arsyeja pse ai e mbante armën në veturë.
“Rasti dyshohet se ka ndodh brenda veturës, ku fëmijët kanë qenë duke lozur në veturën e prindit të tyre. Brenda veturës ka qenë edhe arma e cila besohet se është me leje. Prindi e mban armën me vete sepse punon në një institucion që transferon para”, tha një burim i besueshëm.
I mituri ka marrë lëndime vdekjeprurëse nga arma e zjarrit në kokë. Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi i emergjencës, ndërsa për rastin në fjalë ka folur zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.
“Prokurororja ka dalë në vend të ngjarjes së bashku me njësitet relevante policore ku janë ndërmarrë fillimisht veprimet e nevojshme. Trupi i pajetë i fëmiut me urdhër të prokuororit të shtetit është dërguar për obdukim. Lidhur me rrethanat e këtij rasti jemi në pritje të raportit të autopsisë”, tha Nikçi për Gazetën Express.
“Nuk dihen ende rrethanat si ka vdekur fëmiu, jemi në pritje të raportit të autopisë” përfundoi Nikçi Nikçi.
Arma me të cilën dyshohet se ndodhi vrasja është konfiskuar nga policia. Deri më tani hetuesia tha se rasti dyshohet se ndodhi nga pakujdesia.
15 persona u vranë për gjashtë muaj në Kosovë:
Me vdekjen e 6 vjeçarit nga komuna e Deçanit, numri i personave që u vranë brenda këtij viti në Kosovë ka shkuar në 15.
Motivet e këtyre vrasjeve lirisht mund të cilësohen banale. Mosmarrëveshje në familje, probleme me trashëgiminë e pronës, gjakmarrje, vjedhje, etj, janë disa nga motivet që i futën nën dhe njëmbëdhjetë burra dhe tri gra brenda kësaj periudhe të shkurtër kohore.
Vrasjet kanë ndodhur në këto komuna:
Gjilan (1 grua), Ferizaj (1 burrë), Prishtinë (1 burrë dhe 2 gra), Gjakovë (1 burrë) Suharekë (2 burra), Lipjan (1 burrë), Skenderaj (1 burrë), Prizren (1 bebe, gjinia mashkullore), Rugovë (1 burrë), Viti (1 burrë) dhe Rahovec (1 burrë). Deçan (6 vjeçari)
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...