Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përuron Osmani

14:14 | 26 Nëntor 2024
E.K

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se ndihet krenare për hapjen e ambasadës së Kosovës në Bogota të Kolumbisë.

Në një postim në Facebook, Gërvalla ka thënë se kjo arritje është rezultat i punës dhe përgatitjeve intensive.

“Ndihem e gëzuar dhe krenare të njoftoj që puna dhe përgatitjet tona intensive kanë çuar sot në një rezultat historik: në Bogota, Kolumbi, Republika e Kosovës po hap ambasadën e saj në një tjetër vend të rëndësishëm në Amerikën Jugore”,ka shkruar Gërvalla.

Tutje, ajo ka theksuar se hapja e ambasadës në Kolumbi shënon një moment të rëndësishëm, teksa ka njoftuar se inaugurimin e saj do të bëjë sonte presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu.

Të ngjashme