Sot do të jepen fjalët përfundimtare në rastin ndaj ish-imamit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi.
Sipas aktakuzës, Krasniqi akuzohet për shmangie tatimi dhe për nxitje të urrejtjes e shtytje në kryerje të veprave terroriste në cilësinë e imamit të xhamisë se madhe ‘Mehmet Fatih’ në Prishtinë, shkruan Indeksonline.
Të gjitha këto pretendime të aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Kosovës janë mohuar nga Krasniqi që është deklaruar i pafajshëm.
Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendës i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cili i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit./Indeksonline/
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...