Shumica e shkollave në Kosovë do të hapen këtë të hënë (14 shtator) shtatë muaj pas mbylljes së detyruar nga Covid-19. Përjashtim do të bëjnë një numër i vogël i shkollave që janë vonuar me përgatitje infrastrukturore.
Ministria e Arsimit ua ka shpërndarë shkollave gjysmë milioni maska dhe bartja e tyre është obligative.
Sipas vendimit që e kanë marrë MASH’i dhe komunat, mësimi do të nisë në dy faza.
Më 14 shtator fillojnë mësimin klasat 0 deri në 6 dhe klasa e 10’të. Për klasat 4 dhe 5 u është lënë drejtorive komunale të vendosin se në çfarë forme do ta zhvillojnë mësimin, në shkolla apo nga distanca.
Kurse faza e dytë e mësimit do të nisë më 21 shtator. Në këtë fazë përfshihen klasat 7,8 e 9 të arsimit të mesëm të ulët dhe klasat 11 e 12 të arsimit të mesëm të lartë./lajmi.net/
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza