Të shtunën dhe të dielën, më 23 – 24 shtator 2017, do të mbahet në Prishtinë Konferenca Ndërkombëtare me temën “Kultura dhe Paqja në Ballkan – Roli i Parlamentarëve”.
Pjesëmarrës në konferencë do të jenë burrështetas, parlamentarë, përfaqësues të shoqërisë civile nga Ballkani dhe Evropa. Ata do të sjellin përvojën dhe dijen e tyre në kërkim të zgjidhjeve për problemet kritike të botës, duke nisur nga qeverisja e mirë, ekstremizmi i dhunshëm, konfliktet etnike dhe deri tek mbrojtja e mjedisit. Nga kjo konferencë do të lansohet Iniciativa e Parlamentarëve për Paqe në nivel të rajonit të Ballkanit.
Në konferencë do të trajtohen temat: Trashëgimia e përbashkët kulturore si një bazë e përbashkët për paqen dhe stabilitetin në Ballkan; Diplomacia ndër parlamentarë dhe bashkëpunimi rajonal; Forcimi i familjes, thelbi i trashëgimisë kulturore të Ballkanit; Ndërtimi i një mjedisi me prosperitet të përbashkët për gjeneratat e ardhshme.
Konferenca sponsorizohet nga Federata për Paqe Universale (FPU), e cila ka një status të veçantë konsultativ në Komitetin Ekonomik dhe Social të OKB, në partneritet me Shoqatën Ndërkombëtare të Parlamentarëve për Paqe (SHNPP), e cila ka për qëllim krijimin e një forumi për parlamentarët përtej kombësive, identiteteve fetare ose përkatësive partiake.
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...