Sot në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës pritet të fillojë gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor 2019/20.
Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit kanë thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për fillimin e procesit mësimor.
Drejtori i Departamentit të Arsimit Para-universitar në Ministrinë e Arsimit, Alush Istogu, tha përmes telefonit për KosovaPress, se MASHT në bashkëpunim me të gjitha Drejtoritë komunale të Arsimit, ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për të filluar gjysmë vjetorin e dytë, ashtu siç është e paraparë me udhëzimin administrativ dhe kalendarin e vitit shkollor.
Istogu tha se në të gjitha shkollat e Kosovës do të fillojë procesi mësimor, përveç në Komunën e Kamenicës, për të cilën tha se nuk kanë informacion se a do të fillojë sot, krejt kjo për shkak të reformave në arsim që ka ndërmarrë kryetari i kësaj komune, Qendron Kastrati.
“Ministria e Arsimit në bazë të planeve dhe programit, gjysmë vjetori i dytë i këtij viti shkollor, sipas udhëzimit administrative dhe kalendarit shkollor, procesi mësimor fillon më 13 janar, dhe në kontakt me të gjithë drejtorët e drejtorive komunale të Arsimit dhe sigurisht edhe ata në koordinim me drejtorët e institucioneve shkollore, janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e gjysmë vjetorit të dytë. Një problem i veçante mund të jetë në Komunën e Kamenicës, por tash nuk e di pasi nuk kemi informacione se si do të shkojë procesi rreth reformës së arsimit që e ka marrë kryetari i Komunës së Kamenicës”, tha Istogu.
Ai uroi të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit që në këtë gjysmëvjetor të jenë më të suksesshëm, në aspektin e realizimit të procesit mësimor dhe uron koordinim më të madh në mes të shkollave.
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...
KOSTT: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ndërlidhet me ndërprerj...
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...