Sot fillon gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.
Ata do të dalin para trupit gjykues, ndonëse pretendimet e Dick Martyt, nuk u përfshinë as në akuzën fillestare, e nuk janë as në aktakuzën më të re për rastin.
Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi, që po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Ata akuzohen për ndërmarrje të përbashkët kriminale, si vrasje, torturë e trajtim mizor në periudhën 1998-99.
Aktakuza kundër katër drejtuesve të UÇK-së u konfirmua më 26 tetor nga Dhomat e Specializuara. Më 5 nëntor, pasi dha dorëheqje nga posti i Presidentit, Thaçi u arrestua nga policia ndërkombëtare. Specialja e arsyetoi paraburgimin e tij dhe të tjerëve me mundësinë e frikësimit e rrezikimit të dëshmitarëve.
Me të dhënat aktuale që janë paralajmëruar nga palët në rastin për ish-drejtuesit e UÇK-së, verdikti pritet të jepet gjatë vitit 2026.
Kujtojmë se dje në sheshet e Prishtinës është mbajtur organizimi “Marshi për Drejtësi” në shenjë solidarizimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.
Në këtë organizim morën pjesë rreth 100 mijë njerëz nga anë e mbanë vendi./Arbresh.info/
Rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë...
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...