Sot, më 19 qershor, do të fillojë faza e dytë e dezinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës.
Kjo ditë është zgjedhur pas të gjitha përgatitjeve teknike dhe operative nga ana e Komunës së Prishtinës dhe kompanisë, dhe pasi që parashikimet klimatike sigurojnë një javë me mot stabil dhe pa reshje.
Njoftimi i plotë i Komunës së Prishtinës:
Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 24:00, sipas datave të mëposhtme nëpër lagjet e caktuara:
19.06.2017 – Aktash, Lagjja e Muhaxherrëve, Parku i Qytetit, Vellushë (Blloqet-Shtëpia e Pleqve), Qendra e Qytetit dhe Qyteza Pejton.
20.06.2017 – Arbëria, Tophane, Kodra e Trimave, Vreshtat dhe Kolovica.
21.06.2017 – Lakrishte, Dardani, Ulpianë, Prishtina e Re (Vetërnik), Zona Industriale, Lagjja NIC dhe Kazerma Adem Jashari.
22.06.2017 – Bregu i Diellit, Lagjja e Spitalit dhe Kalabria.
23.06.2017 – Taslixhe, Velani, Mat, Sofali, Taukbahqe dhe Gërmi.
24.06.2017 – Hajvali, Mramor, Barilevë, Bërnicë, Besi, Bardhosh
Lusim të gjithë qytetarët për bashkëpunim, në mënyrë që ky aktivitet të jetë sa më i suksesshëm. Gjatë kohës së dezinsektimit, qytetarët duhet t’i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda, dhe të kufizojnë daljet nëpër hapësirat ku është duke u kryer dezinsektimi së paku për një orë. Gjithashtu, apelohet te shoqatat e bletarëve për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe.
Monitorimi i këtij procesi nga ana e Komunës së Prishtinës do të jetë i vazhdueshëm, dhe në bashkëpunim me qytetarët do ta japim maksimumin për një dezinsektim sa më efektiv.
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë