Sot fillon “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”

06:58 | 5 Mars 2018
Arbresh.info

Me rastin e vitit jubilar, 20 vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendarë Adem Jashar, Familjes Jasharaj, dëshmorëve të kombit si dhe të gjithë të rënëve për liri, Qeveria e Republikës së  Kosovës nën patronatin e Kryeministrit Ramush Haradinaj me datat 5, 6 dhe 7 Mars organizon manifestimi gjithë-popullor “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Këshilli Organizativ në shkallë republike i kryesuar nga ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës  Rrustem Berisha,  ka përgatitur një agjendë 4 ditore me aktivitete politike, akademike, ushtarake, kulturore dhe sportive.

Sot në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës ora e parë e mësimit t’i kushtohet “Epopesë së UÇK-së”, Komandantit Legjendarë Adem Jashari  dhe familjes Jashari.

Po sot Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mban seancë solemne e cila do ti kushtohet “Epopesë së UÇK-së”, rënies heroike të Komandantit Legjendarë Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve të tjerë për Liri.

Edhe Kuvendet Komunale të Republikës së Kosovës  do të realizojnë seanca solemne për nderë të kësaj ngjarje historike.

Në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë duke filluar nga do të mbahet ceremoni ushtarake e FSK-së e përcjellë me programin kulturor dhe artistik.

Po ashtu sot do te behët zbulimi i Mozaikut me gëzhoja, të Komandantit Legjendarë Adem Jashari  në Prekaz.

Ndërkaq në Tiranë në Muzeun Kombëtar do të mbahet akademi përkujtimore kushtuar Komandantit Legjendarë Adem Jashari, Familjes Jashari dhe gjithë dëshmoreve dhe të rënëve për liri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme