Komuna e Prishtinës, sot fillon dezinsektimin e hapësirave publike.
“Kjo ditë është zgjedhur pas të gjitha përgatitjeve teknike dhe operative nga ana e Komunës së Prishtinës dhe kompanisë dhe pasi që parashikimet klimatike sigurojnë një javë me mot stabil dhe pa reshje, për arsye se reshjet gjatë procesit të dezinsektimit e bëjnë të paefektshëm aksionin”, thuhet në një njoftim për media.
Duke u bazuar ne këto të dhëna, sivjet do të dezinsektohet një sipërfaqe e përgjithshme prej mbi 6000 hektarë, duke përfshirë edhe zona rurale ku ka potencial të lartë të zhvillimit të këtyre insekteve. Edhe këtë vit do të përdoren preparatet e sigurta të regjistruara për përdorim në vendet e Bashkimit Evropian dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 24:00, sipas datave të mëposhtme nëpër lagjet e caktuara:
27.05 : Aktash, Lagjja e Muhaxherrëve, Parku i Qytetit, Vellushë (Blloqet-Shtëpia e Pleqve), Qendra e Qytetit dhe Qyteza Pejton.
28.05: Arbëria, Tophane, Kodra e Trimave, Vreshtat dhe Kolovica.
29.05: Lakrishte, Dardani , Ulpianë, Prishtina e Re (Veternik) , Zona Industriale , Lagjja Nici dhe Kazerma Adem Jashari.
30.05: Bregu i Diellit, Lagjja e Spitalit dhe Kalabria .
31.05: Taslixhe, Velani , Mat , Sofali, Taukbahqe dhe Gërmi.
01.06: Hajvali, Mramor , Barilevë, Bërnicë, Besi, Bardhosh
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban