Sot festohen Pashkët Ortodokse

07:57 | 8 Prill 2018
Arbresh.info

Besimtarët ortodoks sot kremtojnë festën e Pashkëve.

Meshat e shenjta për Pashkë janë mbajtur në minutat e para të së dielës, që kremtuan festën e ringjalljes së Krishtit. Në mesnatë në të gjitha kishat ortodokse qytetarë të shumtë zhvilluan meshat e shenjta me rastin e pashkëve, që përkujtojnë ringjalljen e Krishtit pas të premtes së zezë.

Festa e pashkëve cilësohet, si një nga festat më të rëndësishme nga besimtarët ortodoksë, sepse Krishti rikthehet përsëri në jetë.Pashka është kremtimi i ringjalljes së Jezusit, e cila festohet tri ditë pas vdekjes së tij në kryq.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme