Për të shënuar këtë ditë, Brigada e Zjarrfikësve të kryeqytetit i ka demonstruar shkathtësitë profesionale nëpërmjet të cilave ka dëshmuar gatishmërinë emergjente për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve në çdo moment.
Nga afër këtë aktivitet e ka ndjekur edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Kryetari Rama, pas aktivitetit, e vlerësoi punën e zjarrfikësve, ku tha që ata meritojnë trajtim më të mirë.
Tutje ai theksoi se do të bëjë çdo gjë që zjarrfikësit të jenë pjesë e administratës së kryeqytetit për të mirën e qytetarëve të Prishtinës.
Ndërsa Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Latif Zeka, tha se duhet të zgjidhet statusi i tyre dhe të pranohen zjarrfikës të rinj, sepse ka shumë vite që nuk është pranuar asnjë zjarrfikës.
Ai, me këtë rast, bëri të ditur se vetëm vitin e kaluar kanë pasur 2199 intervenime./rtk
Sot tërhiqet shorti për renditjen e subjekteve politike
Asllani nën “radarin” e klubit italian që luan e...
Tre moshat kur truri plaket më shpejt, sipas shkencëtarëve
Sa duhet të jetë temperatura në ambientet e shtëpisë për shë...
Xhaka: Nuk jam fans i madh i një çmimi individual
Të paktën 23 të vdekur nga sulmet izraelite në Rripin e Gazë...