Komuna e Prishtinës ka vendosur që për 1 Maj, Ditën e Punëtorëve, të ndalohet qarkullimi i veturave në drejtim të parkut Gërmia, përpos autobusëve të linjës 4 dhe veturave emergjente.
“Kryetari i Kryeqytetit ka nënshkruar urdhëresë që për 1 Maj, të ndalohet qarkullimi i mjeteve të transportit në drejtirm të parkut “Gërmia”, përveç autobusëve të linjës 4 të NPL “Trafiku Urban”, automjeteve të policisë së Kosovës, të KFOR-it, të EULEX-it, të NPL “Gjelbër”, të KRM “Pastrimi”, të Drejtorisë së Inspektoratit dhe automjeteve emergjente. Linja 5 e transportit publik do të punojë sipas itinerarit dhe orarit të rregullt deri në Sofali”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës./Arbresh.info/
Rama ndan momente nga vizita e Erdogan në Tiranë: Miku i mad...
Zgjedhjet presidenciale, Obama në fushatë për të mbështetur ...
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për m...
IKD-ja publikon raportin “Shteti neglizhon harmonizimin e pe...
Ulutash sot ia dorëzon komandën e KFOR-it Barduanit
Grupi Parlamentar i LVV-së thërret konferencë për media