Sot është 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas

07:42 | 8 Mars 2024
R J

Sot është festa e 8 Marsit, Dita Ndërkombëtare e Gruas, ditë e cila shënon një kujtesë të fuqishme për të drejtat dhe kontributin e jashtëzakonshëm të grave në shoqëri.

Kjo ditë është një rast për të reflektuar mbi arritjet e grave në shumë fusha, duke filluar nga arsimi dhe profesionet, deri te jeta familjare dhe shoqërore.

Ideja për “Ditën Ndërkombëtare të Gruas’ u hodh fillimisht në fillim të shekullit të 19, e cila ishte një periudhë e tronditur nga trazirat dhe shtimi i popullsisë, për botën e industrializuar

Në këtë ditë të veçantë, mendojmë për të gjitha gratë që kanë luftuar dhe vazhdojnë të luftojnë për barazi dhe drejtësi gjinore. Festojmë fuqinë dhe talentin e tyre, duke përkujtuar se bashkëveprojmë për një botë më të drejtë dhe më të barabartë për të gjitha gjinitë./Arbresh.info/

Të ngjashme