Google ADS

Sot do të vazhdojë gjykimi ndaj Gucatit e Haradinajt

06:59 | 25 Tetor 2021
V. S.

Sot do të vazhdojë gjykimi ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së,Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Zenka Pumper është dëshmitarja e parë e Zyrës së Prokuronit të Specializuar dhe është dëgjuar të premtën për ditën e katërt me radhë. Dëshmia e saj nuk ka përfunduar dhe gjykimi do të vazhdojë të hënën, më 25 tetor.

Në shtator 2020, hetueses së ZPS-së, Zenka Pumper i ishte kërkuar që të shqyrtojë dokumentet që pretendohen të jenë sekuestruar në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UCK-së, të cilat pastaj ajo i ka ndarë në paketa 1, 2 dhe 3.

Avokati i Hysni Gucatit, Jonathan Elystan Rees ka pyetur dëshmitaren e ZPS-së rreth paketës 3 në të cilën ka dokumente të klasifikuara si konfidenciale, për çka ajo ka thënë se nuk e di kush i ka klasifikuar ato si konfidenciale./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme