Google ADS

Sot diplomojnë dy kadetët e parë të FSK-së në Akademinë prestigjioze ushtarake në SHBA

17:01 | 13 Qershor 2020
Arditë Shkodra

Sot do të diplomojnë kadetët e parë nga Forca e Sigurisë së Kosovës në Akademinë më prestigjioze ushtarake në SHBA, West Point.

E këtë e ka bërë të ditur ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku, transmeton arbresh.info

“Sot në ora 16:00 është ceremonia e diplomimit të kadetëve në Akademinë më prestigjioze ushtarake në SHBA, West Point”, ka shkruar ajo.

Çitaku ka treguar se për herë të parë janë dy kadetë nga Kosova që do të diplomojnë në këtë institucion.

Ajo tutje në shkrimin e saj ka përmendur se gjatë ditës së djeshme kemi shënuar 21 vjetorin e çlirimit të Kosovës, ndërsa sot këta dy kadetë të rijnë do të shkruajnë historinë e re.

Postimi i plotë:

Arelena dhe Ylli Sot Shkruajnë Historinë

Sot në ora 16:00 është ceremonia e diplomimit të kadetëve në Akademinë më prestigjioze ushtarake në SHBA, West Point.

Për herë të parë, dy kadetë nga Kosova diplomojnë në këtë institucion të respektuar.

Arelena Shala dhe Yll Dalladaku, gjatë katër viteve të studimeve në West Point, treguan sukese të larta dhe u shpërblyen vazhdimisht për ekselencën e dëshmuar.

Dje shënuam 21 vjetorin e çlirimit të Kosovës. Kurse sot, pjestarët e FSK-së shkruajnë historinë e re të Republikës së Kosovës.

Arelena dhe Ylli janë heronjtë e rinjë të Republikës sonë. Ata janë dëshmija më e mirë se me punë, ndershmëri dhe përkushtim, nuk ka ëndërr të parealizueshme.

Krenare pafundësisht!

Ceremonia mund të ndjeket online sot nga ora 15:30 përmes linkut të mëposhtêm

Të ngjashme