Google ADS

Sot dhe nesër moti me shi, nga e mërkura ngriten temperaturat

07:01 | 30 Maj 2022
A. B.

Në parashaikimin e motit për ketë javë Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur gjatë kësaj jave do të mbajë mot i qëndrueshëm, përjashtuar dy ditët e para të javës, ku parashihen vranësira dhe reshje lokale, duke përfshirë vetëm disa zona.

Nga dita e mërkurë moti do të jetë më i qëndrueshëm, duke krijuar një stabilitet në troposferë, deri në vikend.

Sa i përket temperaturave, ato mbesin pothuajse konstante me javën që lamë pas.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-32 gradë Celsius.

Indeksi UV do t’i mbaj vlerat e larta. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-8m/s.

Sasitë e reshjeve për muajin maj, deri më tani, u regjistruan, 60 mm në perëndim të Kosovës, 13 mm në lindje, 23 mm në qendër, 19 mm në Jug sa u regjistruan edhe në veri të vendit.

Në disa rajone të Ferizajt dhe Malishevës fatkeqësisht patë edhe reshje breshëri, ku efektet negative si zakonisht u shënuan ne fushën e bujqësisë./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme