Google ADS

Sot dhe nesër mbahet takimi për MSA-në Kosovë – BE

07:02 | 17 Shtator 2018
Arbresh.info

Sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës do të mbahet mbledhja e Pestë e Komisionit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA) BE-Kosovë, i cili përbëhet nga deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe të Parlamentit Evropian.

Ky komisioni përbehet nga dy delegacione: delegacionit parlamentar të Kosovës që kryesohet nga deputeti Memli Krasniqi dhe delegacionit të parlamentarëve evropianë, që kryesohet nga Tonino Picula.

Tema të diskutimit në mbledhjen e Komisionit Kosovë – BE do të jenë raportet Kosovë – BE, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, zhvillimi ekonomik dhe zbatimi i MSA-së, sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit dhe tema të tjera.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme