Mosmiratimi i Ligjit për vitin 2019 e vë shtetin para një kolapsi financiar. Kjo gjë mund të dërgoj edhe një mbyllje të detyrueshme të Qeverisë. Mosfunksionimi i institucioneve publike, agjencive e ndërmarrjeve të ndryshme, do të ndikoj direkt në jetën e qytetarëve.
Sektori i shëndetësisë mund të sjell pasoja të rënda, duke mos u trajtuar të sëmurë, e gjendje emergjente. Në anën tjetër mos funksionimi i sektorit të sigurisë dhe emergjencave përfshirë policinë, FSK-në dhe zjarrfikësit po ashtu mund të sjell pasoja fatale për jetën e qytetarëve.
Pasoja do të mund të ketë edhe në mosfunksionim të sektorit të arsimit dhe administratës, duke bllokuar nxënësit e shërbimet e qytetarëve.
Një gjë e tillë sipas analistit të ekonomisë, Lulzim Beqiri ka pasoja të rrezikshme dhe Kuvendi i Kosovës duhet të reagoj urgjent.
“Kosova rrezikon të ketë krize financiare dhe pasojat janë tepër të rrezikshme, nëse buxheti nuk miratohet shpejt. Qeveria e vendit detyrohet të mbyllet dhe për pasojë nuk ka asnjë pagesë, duke dëmtuar qytetaret, bizneset, dhe jep një mesazh negativ për investitorët vendor. Siç dihet janë qindra projekte duke u realizuar, dhe ngecja në pagesa do të ketë efekt negativ në volumin e punëve. Gjithashtu nuk mund të ekzekutohen pagat e shërbyesve civil duke përfshirë edhe arsimin shëndetësinë, policinë, dhe vë në rrezik edhe shërbimet e ndryshme ndaj qytetareve. Andaj Kuvendi i Kosovës duhet urgjentisht të reagoj dhe të zgjatet afati ligjor i ndarjes së buxhetit për muajin shkurt dhe mars, në mënyrë që mos të përçohet krizë tek popullata, dhe bizneset”, ka thënë ai për portalin arbresh.info.
Sipas Beqirit Kosova po shkon drejt një krize sikurse Greqia.
“Kosova po rrëshqet drejt një krize që i ngjason krizës së Greqisë, duke marrë për bazë edhe grevat e shumta, pothuajse vendi është në prag të një pakënaqësie sociale, e cila vetëm se do ta kthej mbrapa duke i dhënë një goditje të madhe edhe rritjes ekonomike, por edhe politikave ekonomike. Kosova rrezikon të shkoj në bllokadë totale nëse ditën e shtunë nuk votohet buxheti i shtetit. Prandaj do rekomandojë që ky buxhet të votohet, ndonëse mendoj se buxheti i shtetit ka një ndarje tejet të pabarabartë dhe jo adekuate për zhvillimin ekonomik. Nuk kanë faj qytetarët e kontraktorë të ndryshëm që për mos profesionalizëm dhe mos gatishmëri të Qeverisë për të siguruar votat, të pësojnë ata”, ka theksuar ai.
Sipas analistit politik Blerim Burjani mosvotimi i buxhetit e dërgon vendin në zgjedhje ku siç tha ai kërkohet një model i përkohshëm i financimit të sektorëve.
“Mos votimi i buxhetit do të kolapsojë institucionet publike dhe shërbimin civil, gjë kjo e cila e dërgon shtetin në zgjedhje. Nëse shkohet në zgjedhje duhet patjetër të gjendet një model i përkohshëm i financimit të sektorëve. Nuk mund të ketë kolaps për shkak të dështimit. Në secilin shtet në botë funksionon shërbimi civil që garanton shtetin, qytetarët dhe jeta e përditshme duhet të vazhdojë. Ka nevojë për ndryshimi të ligjit për buxhetin, nuk duhet të kolapsojë shërbimi dhe shteti, minimumi i funksionimit duhet të garantohet nga shteti”, ka thënë ai për arbresh.info.
Sipas tij dëmi më i madh i bëhet qytetarëve siç cilësoi ai duke zhvatur parat epërmes zvarritjes së pagave.
“Shteti nuk mund të bankrotoj për shkak të politikës së mbrapsht. Zhvatja e buxhetit duhet të ndalet të mos shpenzohet paraja e qytetarëve kotë, që e ka epitetin para e askujt.Të gjithë kërkojnë rritje pagash kotë dhe mbi standard. Dëmi më i madh i bëhet qytetarit duke ia zhvatur parat përmes zvarritjes tej mase të pagave, duke varfëruar ekonominë e tregut. Në vend që të stimulohet prodhimtaria stimulohen kotë sektorët steril jo prodhues, kjo e varfëron dhe e degradon bazën e ekonomisë kapitaliste .Pa reformim të plotë institucional dhe ndalje te zhvatjes nuk mund të ketë qeverisje financiare normale, paga minimale , mesatare dhe maksimale e caktuar. Duhet të ketë bazë për paga ne sektor civil dhe publik”, ka theksuar ai.
Arton Demhasaj nga organizata ‘Çohu’, ka thënë se ligji për buxhetin është ligj bazik dhe se sipas tij mosvotimi i këtij ligji bënë që të mosfunksionoj asgjë.
“Në rast se buxheti nuk kalon, në njëfarë mënyrë, gjëja e parë që do të bëhet është se vendi mund të shkoj në zgjedhje, sepse vendi nuk mund të funksionojë pa buxhet. Kjo është një lloj votë-besimi ndaj Qeverisë. Nëse nuk votohet buxheti bëhet kolaps financiar i gjithë shtetit, sepse puna e të gjitha ndërmarrjeve e të gjitha agjencive nuk mund të funksionoj. Njerëzit nuk mund të marrin paga, qytetarët nuk mund të kryejnë shërbime dhe krejt kjo mund të ketë pasoja direkt. Është ligj bazik që i përcakton ndarjet buxhetore, ndarjet e financave edhe në komuna. Kjo nuk besoj që do të ndodhë, sepse nuk afekton vetëm në punën e Qeverisë, por edhe në komuna . Kështu që pres që ligji për buxhet të kaloj, pasi që nuk ka arsye të mos bëhet kjo “, ka thënë ai.
Ndër të tjera si pasojë e mosvotimit të buxhetit edhe Agjencitë e pavarura dhe ndërmarrjet nuk do të mund të funksionimin.
“Agjencia kosovare për privatizim, Agjencia kosovare për krahasim dhe verifikim të pronës, Agjencia kundër Korrupsionit, Agjencia për menaxhimin e komplekseve Memoriale të Kosovës, Agjencia shtetërore për mbrojtjen e të dhënave personale, Autoriteti rregullativ i hekurudhave të Kosovës, Autoriteti i aviacionti civil, Avokati i popullit, Autoriteti rregullativ për komunikime elektronike-postare, Agjencia për mbrojtjen e mjedisit, Banka Qendrore e Kosovës, Këshilli i Kosovës për trashëgimi kulturore, komisioni rregullativ i prokurimit, Komisioni i pavarur për miniera dhe minerale, Komisioni qendror i zgjedhjeve, Këshilli i pavarur mbikqyrës për shërbimin civil të Ksoovës, Trusti i kursimeve pensionale, Zyra kombëtare e auditimit, zyra e rregullatorit për energji, autoriteti rregullator për shërbimet e ujit, KOSTT- operator sistemi transmisioni dhe tregu”, janë disa nga agjencitë dhe ndërmarrjet thelbësore të cilat me mospunën e tyre do ta vinin shtetin ën kolaps./V.Berisha/arbresh.info
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...