Google ADS

Sot betohet kryetari i Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit

07:24 | 25 Maj 2023
E.H

Sot bëhet betimi i kryetarëve të ri të tri komunave veriore të vendit.

Kryetari i ri i komunës së Zveçanit, Ilir Peci betimin do ta bëjë në shkollën e fshatit Boletin, me fillim nga ora 10:00.

Izmir Zeqiri, kryetari i komunës së Zubin Potokut do ta bëjë betimin në Çabër, me fillim nga ora 10:00.

Ndërsa në Bitricë, do ta bëjë betimin Lulzim Hetemi, kryetari i ri i komunës së Leposaviqit nga ora 13:00.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka deklaruar se gjithçka është gati për betimin e kryetarëve të rinj të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme