Sot bëhet përurimi i fillimit të punëve për rregullimi e rrjetit të ujësjellësit në Komunën e Fushë-Kosovës, merr pjesë Kurti

07:28 | 28 Dhjetor 2023
K.B

Sot do të bëhet përurimi i fillimit të punëve për ‘Rregullimi e rrjetit të ujësjellësit në Komunën e Fushë Kosovës.

Në këtë përurim pritet të marrin pjesë, kryeministri i vendit, Albin Kurti së bashku me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu dhe Kryeshefin Ekzekutiv të KRU ‘Prishtina’, Arsim Fetahu.

“Ju njoftojmë se nesër me datë 28 dhjetor 2023 (e ejte), me fillim nga ora 13:30 Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti së bashku me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi, Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës z. Liburn Aliu dhe Kryeshefin Ekzekutiv të KRU ‘Prishtina’, Arsim Fetahu do të do të marrin pjesë në përurimin e fillimit të punëve për ‘Rregullimi e rrjetit të ujësjellësit në Komunën e Fushë Kosovës në lagjen 028 – 029 dhe fshatrat Bardh i madh dhe fshatin Sllatinë e madhe’’, thuhet në njoftimin për media, shkruan Arbresh.info

Rregullimi i rrjetit të ujësjellsit në këto fshatra dhe lagje po bëhet për herë të parë pas marrëveshjes së arritur në mes të MAPL-së, MMPHI-së, KRU ‘Prishtina’ dhe Komunës së Fushë Kosovës.

Përurimi do të bëhet bazuar në këtë orar;

13:30 – 13:45 Vizitë në fshatin Bardh i Madh (inagurimi i një pjese nga ky projekt);

Lokacioni: Tek përmendorja e ‘Azem Jashanicës’ afër Xhamisë ‘Adem Efenisë’

13:45 – 14:00 Vizitë në lagjen 029 (inagurimi i pjesës tjetër nga ky projekt);

Lokacioni: Qendra ‘Fidan Lahu’.

Të ngjashme