Sot bëhet përurimi i Abetares së përbashkët Kosovë-Shqipëri

07:01 | 1 Shtator 2022
K.B

Sot do të bëhet përurimi i Abetares së përbashkët Kosovë – Shqipëri.

Kështu thuhet në një komunikatë për media nga MASHTI.

Në këtë ngjarje do të marrin pjesë edhe ministrja e Arsimit në Kosovë, Arbërie Nagavci dhe ajo e Shqipërisë, Evis Kushi.

Ceremonia mbahet në Amfiteatrin e parkut “Ali Podrimja” në Gjakovë, me fillim në ora 10:00. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme