Sot do të bëhet inaugurimi i Zonës Ekonomike në Budrikë të Vitisë.
Pjesëmarrës do të jetë kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.
Ndryshe Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka mbështetur investimet për ndërtimin e infrastrukturës fizike të Parkut Industrial në Budrikë të Vitisë.
Investimet kanë krijuar hapësira të gatshme dhe të përshtatshme për vendosjen e bizneseve vendore dhe të huaja, duke bërë kështu një klimë të favorshme të të bërit biznes në Kosovë.
Parku Industrial në Budrikë të Vitisë gjendet në magjistralen Viti – Gjilan dhe ka një sipërfaqe prej 15.50 ha./rtk
Këto janë të gjitha çmimet që i ndau FFK-ja
SHBA thotë se shpërblimi për arrestimin e liderit të ri siri...
Aksident me vdekje në Durrës
Një grua raporton në polici rrëmbimin e djalit të saj për nj...
Sulmoi zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në Gjakovë
Tentim vrasje në Gjilan/ Një burrë sulmohet nga disa persona...