Google ADS

Sot bëhet hapja solemne e Panairit të Produkteve Bujqësore dhe Agroindustriale ”Prishtina 2023″

07:55 | 25 Tetor 2023
K.B

Oda Ekonomike në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, njoftojnë se sot do të bëhet hapja solemne e Panairit të Produkteve Bujqësore dhe Agroindustriale ”Prishtina 2023”.

Ceremonia e hapjes solemne të Panairit bëhet më 25 Tetor 2023, në ora 11:00, në Sheshin e qytetit të Prishtinës, “Xhorxh Bush.

“Ftoheni të merrni pjesë në hapjen solemne të Panairit të Produkteve Bujqësore dhe Agroindustriale ”Prishtina 2023”. Panairi organizohet nga Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës. Panairi mbahet prej datës 25-27 Tetor 2023, në Sheshin e qytetit të Prishtinës “Xhorxh Bush. Ceremonia e hapjes solemne të Panairit bëhet më 25 Tetor 2023, në ora 11:00”, thuhet në njoftimin për media.

Panairi mbahet prej datës 25-27 Tetor./Arbresh.info/

Të ngjashme