Sot në Kosovë nuk është regjistruar asnjë rast i ri me COVID-19, kështu kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se vendi ka shkallën më të lartë të të vaksinuarve dhe shkallën më të ulët të humbjeve të jetëve nga ky virus në rajon.
Kurti përmes një postimi në facebook tha se sot një vit më parë qeveria nënshkroi kontratë për sigurimin e vaksinave dhe sipas tij, ky furnizim me vaksina ndërtuan bazën për një proces shembullor të vaksinimit.
”Tash e disa ditë kemi regjistruar numra njëshifrorë të të infektuarve me COVID-19. Sot nuk e patëm asnjë rast. Si sot para një viti Qeveria e nënshkroi kontratën për sigurimin e vaksinave. Për vetëm dy muaj, negociuam dhe lidhëm kontratë drejtpërsëdrejti me prodhuesin Pfizer, kontraktuam vaksina të miratuara edhe nga rregullatori evropian, edhe ai amerikan. Ky furnizim dhe donacionet nga shtetet mike, ndërtuan bazën për një proces shembullor të vaksinimit”, ka shkruar Kurti në facebook.
”Rezultatet janë të dukshme. Sipas statistikave, kemi shkallën më të lartë të të vaksinuarve dhe shkallën më të ulët të humbjeve të jetës në gjithë rajonin. Edhe numri i rasteve aktive ka rënë në dyshifror”.
Mirëpo, ai tha se për të vazhduar mbajtjen e kësaj situate, duhet edhe të vazhdohet me vaksinim.
”Vaksinimi sa më i gjerë, mbetet arma jonë më e fortë për të mbrojtur vetveten dhe njëri-tjetrin”.
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...