Gjykata Themelore e Prishtinës sot pritet të shpall aktgjykimin ndaj katër deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli.
Aktgjykimi shpallet në ora 13:00.
Deputetët Kurti, Kadaj-Bujupi dhe Haxhiu akuzohen për përdorim të armës, ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare, ndërsa deputeti Topallii akuzohet vetëm për pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.
Ndërkohë, më 29 dhjetor të vitit që lamë pas, trupi gjykues i Gjykatës Themelore në Prishtinë pas përfundimit të fjalës përfundimtare të të gjitha palëve mori vendim që të ndërpritet masa e paraburgimit ndaj dy deputetëve, Albin Kurtit dhe Donika Kadaj-Bujupi.
Ndaj tyre nuk u caktua ndonjë masë tjetër e sigurisë.
Gjatë procesit gjyqësor ndaj katër deputetëve të VV-së, kanë dëshmuar disa deputet të PDK-së dhe LDK-së.
Ndryshe, në dhjetor të vitit 2015, deputetët e opozitës në atë kohë, Vetëvendosje, AAK dhe Nisma, duke kundërshtuar marrëveshjet për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe dhe Demarkacionin e Kufirit me Malin e zi, kanë hedhur gazë lotsjellës brenda sallës së kuvendit, duke pamundësuar kështu disa herë radhazi mbajtjen e seancës së rregullt të Kuvendit të Kosovës./ /Arbresh.info.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...