Google ADS

Sot afati i fundit për gjetjen e zgjidhjes për targat

08:07 | 21 Prill 2022
S D

Sot do të takohen dy kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë.

Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, do të ulen në tavolinë për të gjetur një zgjidhje rreth çështjes së targave.

Emisari Special i Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak, ka dhënë detaje rreth takimit të djeshëm.

Lajçak se afati i fundit për gjetjen e zgjidhjes është dita e sotme, 21 prill.

“Ekspertët nga Kosova dhe Serbia sot janë takuar për herë të fundit në grupet punuese për targa para afatit të fundit më 21 prill. Me punën e tyre ata përgatitën për nesër diskutimet e kryenegociatorëve. Tani u takon kryenegociatorëve të gjejnë një marrëveshje për rrugën përpara”./arbresh.info/

Pasojat e një mos marrëveshjeje| Çfarë pritet nga takimi Kosovë-Serbi për targat?

Pasojat e një mos marrëveshjeje| Çfarë pritet nga takimi Kosovë-Serbi për targat?

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme